
Morena Taraku bën sërish ndryshimin drastik në look, tërheq vëmendjen edhe me të pasmet bombastike në plan të parë
Kohët e fundit, ndryshimet e njëpasnjëshme në look janë kthyer në trendin më të ri.
Herë me flokë të gjata e herë me të shkurtra, herë bionde e herë brune, janë disa nga ndryshimet që shohim shpesh tek të famshmit. E fundit që iu bashkua këtij “trendi” është Morena Taraku.
Këngëtarja vendosi t’i kthehet sërish flokëve të shkurtër, duke hequr dorë nga extensions.
Artistja publikoi dy foto në llogarinë e saj në Instagram. Në të parën, ajo tregonte se si dukej me flokët e shkurtër, ndërsa në të dytën, tregonte të pasmet bombastike teksa pozonte para pasqyrës.