Morën jahtin me qira dhe nuk u kthyen të jepnin paratë, një tjetër mashtrim nga Loredana, këtë herë i përfshirë edhe Mozzik

Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat vendase dhe të huaja.

Pasi çifti zviceran tha se këngëtarja i kishte marr 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marr kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar gjithë lekët.

Ndërkohë, sipas gazetës zvicerane ‘20 min’, thuhet se asaj iu është shtuar edhe një akuzë për marrjen e 1000 frangave nga një kompani me qira.

Loredana-2

Blick’”, portal ky zviceran) ka raportuar edhe nga një pronar anijesh që pretendon se ky rast ka ndodhur në vitin 2017-të  dhe thotë se është mashtruar nga Loredana.

Ajo ishte paraqitur si e bija e avokatit  Valentin LANDMANN,  duke kërkuar marrjen e një varke me qira.

Pronari thotë se kishte lëshuar pe për emrin e famshëm të Valentin Landmann, kur Loredana u paraqit si vajza e avokatit me burrin e saj Mozzik por pa licencë. “Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut,” kishte thënë Loredana sipas pronarit.

Loredana dhe Mozzik, pas tre orë e gjysmë ishin kthyer në Liqenin ‘Neuchâtel‘. Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë, të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty.

Loredana-1

Humbja e anijes me qira nga kjo kompani është 1000 franga, që dukej e papërshtatshme për një ankesë penale.

Pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

Avokati i Loredanës, kur iu kërkua të tregonte se a është e vërtetë se kjo e fundit e ka përdorur emrin e Valentin Landmann nuk dha përgjigje dje në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë.

Emri i plotë i pronarit që ka akuzuar Loredanën, nuk është përmendur nga gazeta zvicerane as me iniciale./gazetablic