Morën ilaçe të kontaminuara, 16 fëmijë preken nga ‘sindroma ujk’
Gjashtëmbëdhjetë fëmijë kanë zhvilluar ‘sindromën ujk’ pasi morën ilaçe të kontaminuara në Spanjë. Foshnjat kanë hipertrikozë – rritjen e qimeve në të gjithë trupin e tyre – pasi morën një formulë të lyer me minoxidil, një ilaç për alopecinë.
Alopecia është një gjendje shëndetësore qe shoqërohet me rënie të flokëve në zona me formë rrethore me madhësi disa centimetra katrorë.
Agjensia Spanjolle për ilaçe dhe produkte shëndetësore urdhëroi që medikamentet nga Farma-Química Sur SL, një kompani farmaceutike me seli në Malaga, të hiqen nga qarkullimi më 11 korrik. Burimet shëndetësore i thanë El Pais se kur fëmijët ndaluan marrjen e ilaçeve, rritja e qimeve të tyre u zbeh.
Agjencia Spanjolle tërhoqi një sasi të konsiderueshme nga tregu muajin e kaluar kur u raportuan 13 raste. Tre raporte të tjera u bënë në fillim të këtij muaji dhe një grup tjetër i ilaçit Farma-Química Sur u tërhoq nga raftet e farmacisë.
Zyrtarët besojnë se ndotja mund të ketë prekur deri në 30 farmaci andaluziane. Farma-Química Sur e ka pezulluar licencën e saj dhe nuk mund të prodhojë, importojë ose shpërndajë barna.
Top Channel