Monikës nuk i del inati me Ilirin, “hakmerret” keq ndaj Sabianit
Monika Lubonjës nuk i del inati me Ilirin. Aktorja ka rrëfyer prapaskenat e marrëdhënieve me konkurrentët e tjerë të “Big Brother VIP”.
E ftuar në një emision Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok. E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer.
Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo. “Ilir është strateg. I ka bërë mirë llogaritë. Duhet të kuptoni nëse nuk do i jepte Monika lirinë dhe gëzimin, Iliri do të lante vetëm enët,”– tha në fjalën e saj Monika Lubonja.
Ndër të tjera, Monika ka sqaruar edhe marrëdhënien me Arjolën që është komentuar shumë pas daljes së banoreve. Ajou shpreh se Arjola është treguar një mikeshë shumë e mirë për të, gjë që është dëshmuar në shumë situata brenda shtëpisë, si zinxhiri i shpëtimit.
“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara,” – u shpreh ajo.
Ndërkohë, ajo që është përfolur më së shumti ka qenë edhe një fragment i vajzave në “Fan Club Big Brother VIP” ku, teksa Monika po shprehte vlerësimin dhe dashurinë ndaj Arjolës, kjo e fundit ka reaguar në një mënyrë indiferente, me një mimikë jo shumë përfillëse.
Lidhur me këtë situatë, Monika u shpreh se, sipas saj është mëse e kuptueshme që nuk ka reaguar si duhet pasi kanë qenë rreth 48 orë pa gjumë.