Monika Stafa sërish në “Top Channel”, pas shkëputjes tani jep lajmet me syze optike

Monika Stafa ka qënë prej vitesh imazhi i edicionit informativ në këtë televizion, duke u kthyer kështu në figurën më të preferuar të shikuesve. Prej disa vitesh shkëputje, Monika është rikthyer sërish në televizion, për të dhënë sërish lajmet. Ka qenë vetë spikerja e cila ka ndarë disa foto në Instagram, teksa shkruan se “kur shokët të ndjekin me kujdes”, që nënkuptojnë faktin se ato foto ia kanë dërguar miqtë e saj. Monika Stafa është shfaqur në transmetim në edicionin informativ të orës 15:00, shkruan Droni. Është pothuajse e njëjta, vetëm me një ndryshim të vogël në portret, pasi shihet që jep lajmet me syze optike. Monika u largua nga televizioni i njohur pas 15 vitesh si pjesë e tij, sepse u zgjodh kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA)