Monika Lubonjës ngjyra e kuqe shumë i ngjan, apo jo?!

Me ardhjen e mirëfilltë të pranverës kur dielli ndihet më shumë dhe temperaturat janë ngritur ndjeshëm, njerëzve i ka lindur dëshira edhe për ndryshime.

Monika Lubonja ka treguar me një foto se po mendon t’i kthehet ngjyrës së kuqe të flokëve me disa foto të mëparshme ku duket mjaft mirë.

“Kur të shkon mendja për ndryshim”, ka shkruar aktorja krah fotove të fundit.

Ndonëse ndjekësit e miqtë janë mësuar ta shohin prej disa kohësh bionde, ne po nisim ta konsiderojmë edhe këtë ndryshim që do i shkonte goxha Monikës, që ka guxuar jo pak dhe më parë./revistawho.com