Monika Lubonja zbulon nëse do të martohet sërish. Aktorja rrëfen një ndër momentet më të sikletshme të jetës së saj: Isha tapë, Policia më ndaloi dhe…
Monika Lubonja ka treguar se është ndarë nga bashkëshorti në një kohë kur divorci ishte ende tabu në shoqërinë shqiptare. Aktorja në atë kohë ishte nënë e një vajze, Teas.
Gjatë bisedave me banorët e tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Monika ka zbuluar gjithashtu se gjyqi i ndarjes dhe ai i kujdestarisë për vajzën i ka zgjatur plot dhjetë vite, por në fund arriti që ta merrte Tean.
Ditën e djeshme, këngëtarja u pyet nga Arditi nëse mendon të ketë një partner në të ardhmen në jetën e saj.
“Ti mendon që unë mund të martohem? Unë mund të gjej një njeri dhe të rri me një njeri, por jo të martohem,”– iu përgjigj Lubonja.
Më pas, artistja zbuloi se vite më parë është ndaluar nga patrulla e Policisë, sepse po ecte në rrugë e dehur.
“Dhe një herë që më kapën, o Zot, sa keq më kanë kapur atë ditë! Unë nuk pi kurrë në jetën time! Kurrë! Isha jo tapë, po super tapë. Mirë që kisha pirë, por nuk e di pse kisha ngrënë qepë, hudhra, raki… një lloj përzierje erërash. Ishte ora nja pesë e mëngjesit dhe më ka dalë makina e Policisë. Isha në këmbë. Tapë! Nuk di si kam ec!”,- tregoi Monika.