Monika Lubonja shkarkohet nga detyra, nën hetim nga Prokuroria
Monika Lubonja, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, është larguar nga ky post.
Monika Lubonja po hetohet nga Prokuroria për keqmenaxhimin, abuzim me fondet dhe shpërdorimin e detyrës.
Emri i Monika Lubonjës u përfshi në një skandal, kur mediat publikuan disa raste të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private , dhe një tender për kupat e 70 vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve.
Prokuroria nisi hetimin për drejtoren Lubonja një muaj më parë, pasi emisioni investigativ ‘Boom’ denoncoi për tre ditë me rradhë korrupsionin dhe abuzimet në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve.
Emisioni ‘Boom’ provoi sesi shiteshin për interes të aktiviteteve private repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave; se si çelësat e këtij institucioni i ishin besuar një gazetashitësi që kishte tezgën e tij pranë këtij institucioni dhe se si kushtet e sigurisë në Teatrin e Kukullave vinin në rrezik fëmijët.
Me nisjen e hetimit nga Prokuroria edhe Ministria e Kulturës nisi një hetim të brendshëm nga i cili, ka rezultuar se denoncimet e bëra ishin të vërteta.
Është akoma e paqartë, nëse Lubonja ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar E paqartë mbetet edhe nëse largimi nga detyra është bërë me qëllim për të ndikuar në mbylljen pa zhurmë të dosjes së prokurorisë.
Ndërkohë sipas Hashtag.alMinistria e Kulturës ka shpallur vakant vendin e Drejtorit të Qendrës Kombëtaretë Kulturës për Fëmijë. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës ku shkruhet:
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE
Datë 15/03/2018
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë – Kategoria e pagës II-b./Story.al/