Monika Lubonja: “Ishte periudha kur luaja në teatër e filma, mendova të abortoja vajzën”
Aktorja Monika Lubonja ka qenë e ftuar sot në ”E Diell”, në rubrikën ”N’fermë”, ku përveçse u bë pjesë e sfidave të ndryshme, rrëfeu edhe një moment të vështirë nga jeta e saj.
Lubonja tregoi se në kohën kur bënte shkollën, ishte e dashuruar dhe mbeti shtatzëne. Fakti që nuk ishte e martuar, por ishte shtatzëne kishte bërë që të ndeshej me gjykimin e shoqërisë.
”Njerëzit më thonin: E tmerrshme, si të ndodhi ty kjo. Në atë periudhë kisha në plan të parë të bëja filma, teatër, se sa kisha filluar të luaja. E kështu, më fal o Zot, por mora vendimin që ta abortoja vajzën”- tha aktorja, megjithatë ishte mamaja e saj që nuk e lejoi ta bënte:
”Mami im duke qenë mjeke, e sinjalizojnë për këtë që unë doja të bëja dhe ragimi i saj ishte: Të merr, s’të merr (djali me të cilin ishte dashuruar), do të të dalim ne për zot dhe ti vajzën nuk do ta abortosh kurrë.”
Kështu, me ndihmën e familjes, Monika nuk e mendoi më abortin dhe sot shprehet shumë e lumtur që nuk e mori kurrë atë vendim.
/News31