Monika Lubonja feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni dot moshën e saj vërtetë
Monika Lubonja është një aktore profesioniste, ish-drejtoreshe e Teatrit të Kukullave, ka marrë pjesë në shumë filma dhe seriale shqiptare, por fama e saj erdhi pasi mori pjesë në BBV.
Aktorja shkoi deri në gjysmëfinale, për pak nuk arriti dot finalen e madhe, por ishte një nga banorët që i dha “jetë” BBV. Loja e saj ishte vërtet për t’u përgëzuar.
Me mbarimin e BBV, Monika po e shijon në maksimum famën dhe suksesin që të jep ky format. Sot ajo ka ditëlindjen. Nisur nga paraqitja e aktores, askujt nuk do t’i shkonte mendja se ajo sot feston 54-vjetorin e lindjes.
Prandaj edhe urimet për aktoren kanë qenë të shumta në Instagram që pa nisur dita ende nga kolegë dhe miq të saj, po ashtu edhe nga fnasat e saj që janë rritur shumë pas pjesëmarrjes në BBV.
Përsa i përket ish banorëve të “Big Brother”, e vetmja që e ka uruar aktoren deri më tani është Beatrix Ramosaj me të cilën ka treguar se është takuar dhe kanë mbajtur miqësi.
Monika krijoi një shoqëri të mirë brenda shtëpisë me Arjola Demirin, por pas mbarimit të BBV duket se dicka ka ndodhur ems dy aktoreve dhe marrëdhënia e tyre është ftohur.