Monika Lubonja dhe Semi Jaupaj kanë diskutuar sot situatën e krijuar në shtëpi dhe krizën e ankthit të këngëtares shkaktuar nga aktorja dhe Fifi

“Unë u preka me fjalët që the në fund, sepse e vazhdove me komentin. E arsyeja pse të nominova ishin komentet që bëre pas. Aty u preka se thashë nga erdhi kjo gjëja. Në fund fare pasi dolët nga dhoma e grimit që kishit diskutuar me njëri-tjetrin, the ‘hë se vuaj nga ankthi. E bëre si ironizim”, tha këngëtarja e njohur.

Nga ana tjetër, aktorja e njohur tha se nuk ka bërë ironi, “se je fëmija im, nuk bëj ironizim me fëmijën tim”.

Pasi tha këto fjalë Monika, Semi shprehet se qenka keqkuptuar: “Mu duke sikur më pe mua dhe bërë këtë gjë”.

“Ti duhet të dish një gjë, unë luftoj shumë, luftoj edhe ballë se nuk kam frikë. Nuk kam frikë zemër. Se ashtu siç ke ti halle, unë kam kaluar 19 vjeçe, kam kaluar prangat e babait tim, kam parë llahtarin e llahtarit. Kam vajtur te spitali psikiatrik në moshën 19 vjeçe. Jo sot që jam 52 vjeçe, e di si ju lexoj unë juve. Por e di ça do të më pëlqente mua që tua vlerësoja shumë fisnikërinë tënde dhe të Donaldit, po them se ju kam dashur sinqerisht me shpirt, do doja që pasi të kishte dalë kjo gjëja, të qetësoheshit, të merrnit në analizë pse mori Monika këtë lojë? E mora për të mos rënë shumë në sup edhe Fifit edhe Palomës. Për të bërë një ekuilibër dhe fundja fundit ashtu siç e pashë Fifin të qeshur, ashtu siç e pashë Fifin në atë dasmën që mori mikrofonin, unë jam e sigurt që edhe për ty do të bëja 100-fishin më shumë”, tha Monika duke iu drejtuar Semit.