Monika e tepron: “Pse nga Prrenjasi jam unë?”, reagime të forta: S’je as sa gjysma jonë

Herë pas here duket se banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” harrojnë se janë të monitoruar 24 orë në ditë, nga qindra kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë.

Si pasojë, publiku kap çdo fjalë që ata thonë, e ndodh që edhe t’i kritikojnë shumë për atë çfarë thonë apo bëjnë. E kështu i ka ndodhur së fundmi aktores së njohur, Monika Lubonja.

Një video e aktores është bërë shumë virale në rrjet, e si pasojë është kritikuar jo pak nga fansat. Në videon 10-sekondëshe, Monika është nën shoqërinë e Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit, ku dëgjohet duke thënë: “E di këtë të, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij?”.

Nga ana tjetër moderatorja Einxhel Shkira e pyet: “Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë”, ndërsa aktorja Demiri i thotë diçka tjetër nën zë.

Videoja e këtij fragmenti është bërë virale dhe ndjekësit kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime kundër aktores.

KOMENTET KRITIKUESE NGA NDJEKËSIT:

Monika ka paragjykuar që në fillim kur i tha Elhaidit ti je nga shkodranët e mirë se je musliman. I nxjerr ca budallallëqe kjo si pa e kuptuar. Mire që i tha Einxheli të nderronin temë…

-Nje ditë i tha Arjolës ke shkëlqimin e një fshatari. Turpi i zotit. Ti nuk ke shanc të krahasohesh me ato gra që punojnë dhe rrisin familje në Prrenjas!

-Na hëngsh?ti injorante ! Pse moj nga vjen ti të duket vetja sikur ke zbritur nga qielli moj debile? Posi posi….të paditurit prrenjsaket janë se nuk mbajnë një dorë në revani dhe një në bakllava.