Monika deshi këngë për parashutistin dhe Elgiti ja bëri gati
Siç e dini Monika ka krijuar një simpati për parashutistin që kalon mbi shtëpinë e famshme dhe madje e ka takuar dhe kanë dhuruar të qeshura së bashku.
Monika së fundmi i ka kërkuar Elgit Dodës të bëjë një këngë për të dhe pilotin. Edhe dje ajo e ka përsëritur kërkesën duke thënë:
“Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në radhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua. Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika”- ka thënë ajo teksa ka ngritur dollinë.
Ky moment nuk i ka shpëtuar producentit, i cili jo vetëm e mori mesazhin, po siç ka treguar me disa story, ka realizuar edhe diçka për të. A është këngë e mirëfilltë a ndonjë parodi, kjo mbetet për t’u parë./revistawho.com