Monica Belluci 51 vjeçarja që nuk përmbahet, skena erotike në filmin e ri

Për aktoren italiane Monica Belluci koha është thjesht çështje shifrash. 51-vjeçarja luan rolin e Alessandras në dramën operistike, ku debuton me disa skena të nxehta që s’do të harrohen lehtë me aktorin Gael Garcia Bernal. Fansat kanë kthyer sytë nga ajo pasi shfaqet në një aksion seksual në dramën e Amazon “Mozart in the Jungle”. Roman Coppola, njëri prej autorëve të veprës është shprehur se nuk është penduar për përzgjedhjen e Bellucit në këtë rol, edhe pse ajo i ka kaluar të 50-at. “Ajo ishte femra më e përshtatshme, femra e përkryer për këtë rol”, deklaroi ai. Roman Coppola është djali i Francis Ford Coppola. Ky i fundit e përfshiu Bellucin në filmin Dracula të 1992, ku ikona e bukurisë italiane luajti rolin e njërës prej nuseve të vampirit.