Monica Bellucci në pasarelë pas 26 vitesh, shikoni si duke 53 vjeçe
Befason Java e Modës në Milano me rikthimin në pasarelë pas 26 vjetësh të Monica Bellucci, modele e jashtëzakonshme për Dolce & Gabbana. Ajo u shfaq në pasarelë duke dalë nga një platformë nëntokësore dhe i la të gjithë pa fjalë. Monica Bellucci, 53 vjeç, ishte modelja e nderit në shfaqjen e modës për meshkuj për verën e ardhshme.
“Shfaqja e fundit e Monikës ishte në vitin 1992 për ne. Si e bindëm? Mjaftoi një telefonatë”, tha Stefano Gabbana.
Naomi Campbell dhe Marpessa Hennink shoqëruan gjithashtu aktoren, shkruan Top Channel.
Me pantallona të zeza të plota, me një këmishë të bardhë dhe me flokë të drejtë në gjatësi sipër shpatullave, Bellucci sfiloi mes duartrokitjeve.