“Monica Bellucci e kohëve moderne”, modelja shqiptare e krahason veten me ikonën italiane

Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të njohura, e cila shpesh komentohet për pamjen e saj por gjithashtu dhe për jetën private. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku dukej si gjithmonë shumë elegante. Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë krahasimi që ka bërë.

“Monica Bellucci e kohëve moderne”, ka shkruar Arbenita duke e krahasuar veten me ikonën italiane. Kujtojmë që Arbenita është nënë e një vajze të vogël. Ajo dhe reperi i njohur Fero u bënë prindër për herë të parë dhe vendosën ta quajnë vogëlushen e tyre me emrin Nina.

/abcnews.al