Monica Bellucci duke u puthur rrugëve të Parisit me të dashurin 18 vite më të ri

Ikona e bukurisë italiane, Monica Bellucci, muajt e fundit flitet se ka nisur një romancë të re dashurie. Ndërsa kanë kaluar pothuajse 5 vite nga ndarja me Vincent Cassel, Bellucci ka vendosur t’i hapë zemrën një personi tjetër dhe të mos fshihet më. Edhe pse është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, Monica është fotografuar në rrugët e Parisit duke u puthur me artistin 36-vjeçar, Nicolas Lefebvre. Revista franceze “Voici” publikon fotot kur çifti kalon disa momente romantike dhe nuk shqetësohet për shikimet e njerëzve.

Aktorja 54-vjeçare foli për herë të parë për të verën e kaluar kur identiteti i tij nuk ishte zbuluar. Nicolas është një artist dhe pronar i një galerie arti në kryeqytetin e Francës, shkruan IconStyle. “Zemra ime nuk është më e lirë. Kam qenë me të njëjtin person për disa kohë dhe çdo gjë është në rregull. Partneri im nuk bën punën time por udhëton shumë, prandaj më kupton dhe mua”, deklaroi diva italiane në një intervistë për “Paris Match” gjatë muajve të verës.