MONA LIZA HAP DEBATE MES STUDIUESVE: DISA MENDOJNË SE PEIZAZHI ËSHTË IMAGJINAR, TË TJERË MENDOJNË SE ËSHTË REAL
Peizazhi pas portretit të Mona Lizës ka ndezur debate të shumta, me historianë të artit që sugjerojnë se pamja ishte imagjinare dhe e idealizuar, dhe të tjerë që pretendojnë lidhje të ndryshme me vendndodhje specifike italiane.
Por tashmë një gjeologe dhe historiane e artit të Rilindjes beson se ka zgjidhur misterin në një nga pikturat më të famshme në botë.
Ann Pizzorusso ka kombinuar dy fushat e saj të ekspertizës për të sugjeruar që Leonardo Da Vinci ka hedhur në telajo disa tipare të dallueshme të qytetit Leço në brigjet e liqenit Como, në Italinë Veriore.
Ajo ka krahasuar urën, vargmalin dhe liqenin në vepër me urën Azzone Visconti të shekullit të 14-të, Alpet jugperëndimore me pamje nga zona dhe liqeni Garlate, të cilin artisti dihet se e ka vizituar 500 vjet më parë.
Vuri në dukje se shkëmbinjtë në Lecco janë gurë gëlqerorë dhe se Leonardo i ka pasqyruar në një ngjyrë gri-të bardhë.
Teoritë e mëparshme kanë përfshirë një pretendim të vitit 2011 se një urë dhe një rrugë i përkasin Bobbio, dhe një gjetje e vitit 2023 vlerësonte se ishte një urë e provincës Arezzo.
Por asnjëri nga të dy vendet nuk ka një liqen, ndërsa përqendrimi tek urat me hark konsiderohet i vështirë pasi ato ekzistonin në gjithë Italinë dhe Evropën.
Pizzorusso u shpreh entuziaste për gjetjet dhe tregoi se u përqendrua më së shumti edhe tek bimësia, pasi Da Vinçi gjithmonë u kishte lënë përshtypje studentëve të tij për rëndësinë e përshkrimit të saktë të natyrës.
“Mund t’ia jepni këtë pikturë çdo gjeologu në botë dhe ata do të dalin në të njëjtin përfundim për Lecco-n”, shtoi studiuesja./ oranews
ObserverKult