“Momenti më i bukur i jetës”- Eliona Pitarka tregon barkun pas lindjes dhe peshën që ka humbur: Jam më e dobët se …

Aktorja e humorit Eliona Pitarka mirëpriti në jetë vajzën e saj vetëm pak muaj më parë. Dhe ajo është shprehur se momenti kur e ka marrë në krahë ka qenë më i bukur në jetën e saj.

“Ishte momenti më i bukur i jetës, aty kupton përse jeton”- u shpreh aktorja, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram.

Eliona Pitarka u shpreh se ka rënë shumë nga pesha dhe është më e dobët sesa para shtatzënisë, ndërsa pranoi se nuk ka mbajtur dietë.

“Kam rënë shumë, jam akoma më e dobët sesa kam qenë përpara se të merrja vesh që isha shtatzënë! Pra përveç se kam humbur të gjitha kilogramët që mora në shtatzëni, humba edhe nga pesha e mëparshme,”– tha aktorja.

Ndërsa u shpreh se s’ka pasur problem me strijat në trup.

“Jo fatmirësisht nuk kam pasur,”– iu përgjigj ajo ndjekësve, duke treguar edhe barkun e saj të sheshtë.

/Panoramaplus.al