Momenti emocionues: Timo Flloko interpreton me të bijën, Lindën
Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës, ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, nuk kishte si të mungonte në qytetin antik të Butrintit, në një natë magjike dedikuar të atit.
Artisti shumëdimensional Timo Flloko mblodhi artistë të njohur në arenën kombëtare e ndërkombëtare për të interpretuar bashkë me ta disa nga poezitë e tij më të ndjera, në një mbrëmje nën regjinë e muzës së tij, Vera Grabocka.
Linda mori rolin e të atit dhe surprizoi të gjithë të pranishmit në Butrint. Ajo u shfaq në skenë me një fustan të bardhë të gjatë dhe interpretoi disa vargje nga poezia “Zogjtë”.
View this post on Instagram
E ardhur nga Amerika, aty ku jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e tyre, Linda dhe interpretimi i saj u prit me duartrokitje nga publiku.
View this post on Instagram
Në mbrëmjen e veçantë, një nga stacionet e sezonit veror “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Timo Flloko intepretoi i shoqëruar me violinë nga drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, dhe në piano nga Herta Cane.
Në skenë interpretuan gjithashtu tenori i jashtëzakonshëm Saimir Pirgu, sopranoja virtuoze Nino Machaidze, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli.
View this post on Instagram
Fllokos në skenë iu bashkuan kolege si emrat e njohur të teatrit dhe kinemasë, aktorja Luiza Xhuvani dhe Ema Andrea, si edhe ish-studentë të tij, aktorët Nik Xhelilaj dhe Kristian Koroveshi.
View this post on Instagram
Emra të njohur të muzikës, si Pirro Çako, Ledina Çelo, Arilena Ara, Marsela Çibukaj, Soni Malaj, i dhanë atmosferë mbrëmjes përmes këngëve.
Anabelmagazine