Momentet tuaja më të dëshpëruara mbjellin farën e mundësive më të pabesueshme të jetës
Barry Davret
Në vitin 2004, unë mbylla një biznes që gati më falimentoi. Dy muaj më vonë kalova, nga një djalë që nuk kishte pasur punë për dy vjet në një letër oferte për një pozicion menaxherial me gjashtë shifra.
Isha shumë i nënkualifikuar për atë punë, por punova fort, ndërmora risqe qesharake dhe u përgatita sikur ekzistenca ime të varej nga ai rezultat.
Gjatë muajve kur po vdiste ai biznes i dështuar dhe vrapimit që pasoi drejt asaj pune, kam duruar stresin dobësues të shkaktuar nga një bashkim ngjarjesh të padëshirueshme: një llogari bankare që zvogëlohej me shpejtësi, një humbje e vlerës së vetvetes, perspektiva e lëvizjes tek prindërit e mi nëse nuk arrija të shpëtoja vetveten.
Në kohën kur kaosi mbaroi, unë kisha përfunduar rritjen personale më të jashtëzakonshme të jetës sime.
Asnjë prej tyre nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të isha kaq i dëshpëruar.
Momentet e dhimbshme, nëse luftoni mjaftueshëm, rezultojnë në transformime të jetës. Vështirësia na detyron të thyejmë zonën tonë të rehatisë. Ne ndërmarrim veprime që zakonisht na frikësojnë, duke riskuar siklete, dështime dhe qortime në emër të mbijetesës.
Nëse do të mund ta shtynim veten ta bënim gjatë gjithë kohës këtë, do të bënim jetë të jashtëzakonshme. Por ka një problem.
Eshtë e vështirë të shpëtosh nga zona e rehatisë pa motivimin e vështirësisë. Truri ynë na drejton drejt rrugës së supozuar si më e sigurt.
Askush nuk dëshiron ta gjejë veten në një situatë të dëshpëruar, por jeta ka një mënyrë për ta shtyrë atë drejt jush. Shpesh, ne përballemi me vendime thelbësore ku fitimi rezulton në rezultate fantastike ndërsa humbja, në vështirësi të mundshme. Shumica prej nesh gravitojmë drejt opsioneve më të sigurta në kurriz të dëshirave tona.
Jepini vetes një motiv për të marrë shanse të arsyeshme duke menaxhuar rreziqet. Krijoni plane rezervë për të zvogëluar frikën e dështimit. Pak planifikim fut besim dhe na bën të patrembur. Dhe nëse përfundoni tek ai skenar më i keq, do të zbuloni se ka sjellë më të mirën tuaj.