Momentet kur Xhensila Myrtezaj dhe Egli, partnerja e Olsi Bylykut, ngjajnë si ‘dy pika uji’
Shpesh në rrjete sociale komentuesit shkruajnë se ka një ngjashmëri të madhe midis Xhensila Myrtezaj, bashkëshorte e Bes Kallakut me Eglin, të dashurën e Olsi Bylykut. Duke njohur miqësinë e ngushtë të djemve, nuk janë të pakta rastet kur Xhensila dhe Elgi takohen dhe postojnë edhe foto bashkë.
Fotoja e parë që i bëri ndjekësit të vënë re ngjashmërinë ishte pikërisht kjo ku vajzat shfaqen pa përdorur shumë makeup dhe bien në sy vetullat e theksuara dhe buzëqeshja e ëmbël.
Nisur nga kjo ngjashmëri, ne të News31.al bëmë një kërkim në profilet e Instagramit të Xhensilës dhe Elgit ku gjetëm edhe foto të tjera ku vajzat ngjajnë shumë qoftë në pamje, stil apo pozë.
Është koinçidencë apo thjesht pasojë e asaj teorisë që sa më shumë të rrish me dikë aq më shumë i ngjan – kësaj nuk dimë t’i japim përgjigje por që Besi dhe Olsi janë djem me fat, këtë mund ta themi!
/News31.al