Momentet kur nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba/ Ushtari britanik rrëfen skenën e tmerrshme: Asnjë nga ne nuk mbeti pa qarë! Na përgjëroheshin të… (VIDEO)
Të tjera pamje tronditëse dalin nga Kabuli. Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën fëmijët e tyre mbi telat me gjemba në aeroport, ndërsa iu përgjëruan parashutistëve britanikë që t’i çonin në vend të sigurt.
Një oficer ushtrie rrëfeu skenën për “Indipendet” duke u shprehur: “Kishte nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talebanët.
Ato bërtisnin: ‘ma shpëto fëmijën!’ dhe i hidhnin foshnjat te ne. Disa foshnja ranë mbi telat me gjemba. Ajo çka ndodhi ishte një tmerr. Deri në fund të ditës nuk mbeti asnjë prej nesh pa qarë”.
Mediat britanike kanë publikuar pamje kur fëmijët kalojnë përtej telave me gjemba, në një përpjekje dëshpëruese për t’u dhënë një jetë më të mirë.
Një ushtar britanik teksa mban në krah një foshnje afgane