Momentet e vështira të Hygertës: Në këto ditë të errëta, kuptova që…
Disa javë më parë, moderatorja e njohur, Hygerta Sako ndau me të gjithë lajmin e trishtë se humbi njeriun e saj më të dashur babain. Që prej atij momenti, Sako ka shkruar herë pas here në rrjetet sociale se si po e përjeton këtë humbje.
Së fundmi ajo ka ndarë një foto të shkrepur një muaj më parë, krah së cilës ka treguar se si ndihet.
“Kjo foto është shkrepur veç një muaj më parë dhe më duket sikur ka një shekull. Në këto ditë të errëta kuptova përfundimisht që shëndeti dhe liria janë dy gjërat më me vlerë të kësaj jete. Apo e kam gabim?”, ka shkruar Sako krah postimit të fundit në ‘Instagram’.
Edhe në këtë postim nuk kanë munguar komentet mbështetëse nga të gjithë ndjekësit e Hygertës, të cilët i kanë treguar përkrahjen e tyre në këto kohë delikate për moderatoren./revistawho.com