Momente të vështira për Cristiano Ronaldo, njeriu i shtrenjtë i tij shtrohet me urgjencë në spital

Cristiano Ronaldo po kalon momente të vështira pasi motra e tij Katia Aveiro ka përfunduar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Për 10 ditë, Katia qëndroi në shtëpi, por gjendja u përkeqësua dhe ajo është dërguar me urgjencë në spital. Një prishje planesh kjo për Ronaldon, i cili mund të shkëputet nga stërvitja me Juventusin, për të udhëtuar drejt Portugalisë. Motra e yllit portugez ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

‘’Unë u infektova, dreqin, që nga 17 korriku jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital. Gjithçka po shkon mirë, po shërohem, falënderoj Zotin dhe falë shërbimit të Sesaram (Hospital do Funchal) me një ekip të mrekullueshëm mjekësor dhe me një histori të pabesueshme për të treguar. Unë jam akoma me të njëjtat mendime dhe besime, nuk është një virus i mallkuar i mbjellë në lakminë e kësaj bote që do të më rrëzojë’’,- shkruan Katia Aveiro.

/News31