Momente romantike në krevat, Rudina dhe Marku nisin pushimet buzë detit
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar nga mediat dhe publiku. Aktorja është treguar gjithmonë shumë e hapur rreth jetës private dhe publikon shpesh foto nga përditshmëria e tyre apo ndonjë moment special.
Vetëm së fundmi me anë të disa postimeve në Instastory Rudina ka zbuluar se kanë udhëtuar drejt bregdetit. Ajo ka publikuar një moment romantik nga krevati, teksa ka fotografuar pjesën e këmbëve dhe pamjen e detit nga dritarja.
Në një postim tjetër ajo ka publikuar një foto duke drekuar me Markun, teksa ka fotografuar vetëm dorën e atij.