Momente paniku për Xherdan Shaqirin, avioni me të cilin udhëtonte pëson defekt

Kombëtarja zvicerane ka nisur grumbullimin dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, duhej të udhëtonte nga Amerika drejt Zvicrës.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, pasi Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Çikago për shkak të një defekti në avionin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Mësohet se ka pasur një problem teknik në avion. Ai është ulur 40 sekonda pasi filloi fluturimin.

Për shkak të këtij problem, Shaqiri do të bashkohet me Zvicrën ditën e martë dhe menjëherë do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Pragë.

© SYRI.net