Moment i sikletshëm te ‘Gladiatori’, moderatorja përgëzon konkurentin, puthja ‘përfundon’ në buzë
Vijojnë surprizat në spektalin unik ‘Gladiatori’. Një situatë e papritur ka ndodhur në përfundimin e gjysmës së parë së garës numër gjashtë.
Moderatorja Anna Lika ka përgëzuar konkurentin Ersiljano Xhelollari, duke i thënë se kishte të drejtë që besoi tek ai. Ajo i kërkuar t’i jap një puthje në faqe, por duket se situata ka marrë “tatëpjetë” dhe aktori i emocionuar ka afruar buzën.
“Kisha shumë të drejtë që kisha besim te Ersilajno. Hajde ta puth çik faqen. Po faqen ore faqen. Mirë nga shtëpia si ke qenë, mirë? Jam shumë e lumtur që e fituat këtë raund, shumë, shumë e lumtur”, ka thënë Anna, ndërsa ky moment i sekletshëm është kaluar me humor.
l.k/abcnews.al