“Modifikim ekstrem i linjave trupore”- E tepron me photoshopin, Enca përfundon në median britanike
Enca është përfolur shumë për modifikimin e saj për të nxjerrë linjat e saj trupore më të dobta.
Por këngëtarja ka përfunduar në tabloidin britanik Daily Mail për përdorimin e photoshop.
Media shkruan se ajo ka bërë modifikim ekstrem të formave trupore për tu dukur me e dobët.
Gjithashtu Daily Mail publikoi dy foto të saj për të treguar diferencën e një foto me photoshop dhe një të pa modifikuar.
Në të dyja fotot shfaqet me të njëjtin fustan. Por në njërën prej tyre bien në sy linjat e bëshme kurse në tjetrën linjat perfekte trupore.