Moderatorja shqiptare rrëfen historinë me burrin: Kisha menduar t’ia bëja shoqes së ngushtë, por u martova vetë

Ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e “Bardh e Zi” Ornela Gaçe. Ajo rrëfeu njohjen dhe marrëdhënien me bashkëshortin si dhe jetën e saj familjare. “Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner, dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes sime të ngushtë, dhe s’e kisha menduar se mund të ishte burri im.Por kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqëronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe.
Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë”, rrëfeu Ornela. Nga kjo martesë kaq interesante Ornela ka një vajzë 7-vjeçare.