Moderatorja shqiptare: Ekrani ka nevojë për femra të bukura, të hedhura, jo pleq që kanë 30 vite në…

Moderatorja, Alberta Kamenica është bërë e njohur pasi mori pjesë në serialin televiziv “Love Likes Tirana”.

Dhe gjatë një interviste së fundmi, ajo ka dhënë opinionin e saj për “femrat e bukura në ekran dhe rolin e tyre”.

Alberta Kamenica u shpreh se prania e femrave të reja dhe të hedhura në televizione është diçka pozitive, pasi sipas saj, janë më interesante për tu parë dhe tregojnë botën nga një këndvështrim tjetër.

Ndërsa theksoi se njerëzit kanë nevojë “të argëtohen dhe jo të dëgjojnë pleq nga 30 vite në televizion që flasin për gjëra të parëndësishme”.

“Nuk e shoh si diçka negative të them të drejtën, por si vlerë të shtuar. Televizioni pa ato do të ishte i mërzitshëm. Unë kam nevojë të shoh një vajzë të bukur që thotë gjëra interesante, që ma tregon botën nga një këndvështrim tjetër, nuk ka nevojë të dëgjoj dy burra pleq që 30 vite në televizion që flasin për një gjë të parëndësishme. Dua argëtim, diçka interesante për të parë. Këto vajzat e reja që janë bukuroshe, të hedhura mendoj që i japin vlerë. S’mendoj se është negative por pozitive. Është xhelozi, sepse mendojnë “edhe unë jam si ajo, edhe unë mund ta bëja”, por ja që duhet të kuptosh që nuk e bërë, kështu që lëre atë që ta bëjë,”– tregoi ajo, e ftuar në “Ora Verore”.

/Panoramaplus.al