Moderatorja shqiptare braktis Shqipërinë, zhvendoset të jetojë në Afrikë dhe zbulon arsyen tejet të veçantë

Moderatorja Einxhel Shkira është zhvendosur në Afrikë shumë larg Shqipërisë, për të nisur ‘jetën nga e para’.

Einxhel u shpreh se në Shqipëri nuk e mban asgjë dhe ajo është një shpirt i lirë.

Moderatorja postoi edhe disa foto duke treguar për jetën e saj në Afrikë dhe kulturën atje.

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqrtë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruan Einxhel.