Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin e veçantë të vajzës
Pritjes së ëmbël të Ermira Caushollit i ka ardhur fundi dhe ajo është bërë nënë për herë të katërt. Moderatorja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të dorës së vogëlushes dhe ka treguar se ajo ka ardhur në jetë ditën e djeshme. Ermira ka zbuluar se vajzën ka vendosur me emrin Solara, që do të thotë diell në gjuhën latine. “Erdhi Solara. Nga dje pasdite na ka bërë njerëzit më të lumtur në botë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos.
Ermira e dha lajmin e shtatzënisë në fund të 2018-ës dhe Solara është dhurata më e bukur e këtij viti për të. Moderatorja e njohur është nënë e tre fëmijëve të tjerë dhe ka treguar se është shumë e lumtur që të gjitha janë vajza. Kujtojmë se Ermira Causholli ka drejtuar emisionin “Histori Dashurie” dhe së fundmi është shfaqur në ekran me programin kushtuar fëmijëve “Tangram”. /revistawho.com