
Moderatorja seksi “thumbon” koleget: Po u bëre dele të hanë, ndërsa si ujk të vrasin
Qeqa Krelani është një nga moderatoret e sportit më seksi në Kosovë dhe jo vetëm. Ajo njihet për stilin e drejtpërdrejtë që ka, kur bëhet fjalë për karrierën e saj.
Së fundmi Krelani ka thumbuar koleget e saj përsa i përket karrierës. Përmes një postimi në “Instagram” moderatorja bukuroshe ka shkruajtur:
“Në këtë profesion po u bëre dele të hajnë, po u bëre ujk të vranë. Ti nuk je as dele as ujk. Je vetja dhe mos ndrysho për asgjë. Urime Dita e Gazetarëve Sportiv. Faleminderit për gazetarët e parë që shërbyen si inspirim për të gjithë ne”.
Këtë postim ajo e ka bërë në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit.
PANORAMASPORT.AL