Moderatorja seksi e sportit provon fatin live, fiton dhe dhuron për bamirësi. Ilda Bejleri: Me lekun ështe punë e vështirë

Moderatorja e njohur e emisionit sportiv, Ilda Bejleri ka provuar fatin në emisionin Dilema në Top Channel dhe ka fituar një shumë të cilën e ka dhuruar për bamirësi ndaj famijleve të prekura nga dëmet që shkaktoi tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Ilda kishte zgjedhur numrin 19, ditëlindjen e saj, kuti e cila kishte 1 milion lekë të vjetra.

Por nga mënyra se si i shkoi loja, Ilda pranoi ofertën duke lënë dy kutitë e fundit, të sajën dhe një tjetër me 5 milionë lekë të vjetra.

Ilda-Bejleri-2

‘Kjo është lojë që provon edhe karakterin e njeriut”, tha Ilda teksa nënvizoi se shuma ishte e destinuar për bamirësi. Ndërsa tha se puna me lekun është e vështirë, ndaj më mirë preferoi të ndalej tek oferta se sa të vijonte deri në një fund që nuk dihej si do shkonte./Panorama.al