Moderatorja e njohur rikthehet në ekran me një format shumë të veçantë

Pas shumë kohësh larg ekranit, moderatorja e njohur Ermira Çausholli do të kthehet sërish.

Tashmë ajo do të vijë me një format dedikuar vajzave dhe grave.

Burime pranë “News31” zbulojnë gjithashtu se nuk do të mungojnë sfidat, të ftuarit VIP dhe gjithçka tjetër që sjell notat e një ‘show’ si asnjëherë më parë.

Çausholli, e cila vite më parë drejtonte “Histori Dashurie”, do të rikthehet si autore dhe moderatore. Edhe pse nuk janë zbuluar më shumë detaje, është e sigurt se ky format do të jetë mjaft i pëlqyer.