Moderatorja e njohur: Kam frikë, nuk e shikoj veten me fëmijë
Prej disa vitesh tashmë Argjira Spanca është bërë një figurë e dashur në ekran për të gjithë ne.
Moderatorja e njohur ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French” ku ka folur për jetën e saj personale, saktësisht planet për t’u bërë nënë.
Për këtë temë ajo tha se akoma nuk e sheh veten në këtë rol.
“Nuk po e mendoj veten ende me fëmijë. Kam pak frikë që t’i futem. Jo e kam pak ‘tricky’ këtë pjesë, normalisht që do vijë dita që do e bëjmë.”– është shprehur ajo.
Kujtojmë që ajo prej disa kohësh është në një marrëdhënie shumë të bukur me balerinin Graciano Taganin.