Moderatorja 44-vjeçare do jetë banorja e parë e “Big Brother Vip”?
Moderatorja e njohur shqiptare Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, kjo lëvizje i habiti të gjithë pasi ishte vendi në të cilin nisi karrierën televizive.
Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euroneës”. Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.
Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euroneës”. Ditën e sotme, vetë moderatorja ka zbuluar se është gati për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”.
Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë.Po a është zëvëndësimi i Hygerta Sakos arsyeja pse Lei ndërroj sërish televizon? Ky dyshim vjen pas lajmit se Hygerta do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” i cili fillon së shpejti.