Moderatorin shqiptar do ta shohim së shpejti si prezantues në ekranin italian!
Në një intervistë për një media lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, moderatori Xhani Shqerra ka zbuluar se së shpejti do ta shohim një media italiane.
Ai do të ketë rolin e prezantuesit në një emision i cili do t’i dedikohet stilit të jetesës, njëjtë si programet e tij në Shqipëri.
“Gjatë muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin që do të jepet ne një media kombëtare italiane”- ka rrëfyer Xhani.
Ai ende nuk e ka zbuluar se për cilin televizion italian bëhet fjalë, megjithatë presim ta mësojmë sa më shpejt.
Programi i cili do të xhirohet në pranverë do të nisë transmetimin në sezonin e ri televiziv, në muajin shtator.
Xhani është njohës i mirë i kulturës italiane, pasi ka studiuar dhe jetuar për disa vite në Itali, ndaj kjo e bën rikthimin e tij më të thjeshtë.