Moderatori zbulon detaje nga skena e Big Brother Vip Kosova
Big Brother VIP Kosova nis nesër në mbrëmje (5 dhjetor) dhe gjërat janë thuajse gati. Të paktën kështu duket nga çfarë vetë moderatori Alaudin Hamiti na tregon.
Pak orë më parë, Hamiti ka ndarë me ndjekësit e tij të Instagramit detaje nga skena ku do të zhvillohen spektaklet çdo të hënë mbrëma.
Skena në formën e syrit që është gjithashtu edhe simboli i këtij formati ngjason me Big Brother Vip Albania, por sigurisht detajet që i dallojnë nga njëra-tjetra do të jenë më të qarta në 5 dhjetor.
Ky reality show vjen për herë të parë në Kosovë dhe do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Përsa i përket banorëve deri më tani janë përfolur disa emra si Stresi, Getinjo dhe aktorja Shota Baraliu, por mbeten ende të pakonfirmuar.
Banori që del i fundit nga shtëpia do të marrë një çek prej 200,000 euro, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e “Big Brother Vip Albania”.
Anabelmagazine