Moderatori shqiptar zbulon një sekret që nuk e dinim: Një xhaketë e kam veshur 10 herë dhe askush nuk e ka kuptuar

Labinot Gashi, është i ftuari special i emisionit “Why?Not” në RTV Ora. Moderatori nga Kosova, i njohur për emisionin “Një kafe me Labin” thotë se ka veshur të njëjtën xhaketë 10 herë dhe askush nuk e ka kuptuar.

Labinot Gashi: Në prezantimin e emisionit e kam veshur të njëjtën xhaketë 10 herë. Asnjë njeri nuk e ka kuptuar sepse unë i ndërroja jakat. Gjithmonë i ndryshoja jakat. Një javë me jakë të kuqe, javën tjetër me të bardhë e kështu me radhë.

Puna në televizion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Lidhur me këtë moderatori nga Kosova, Labinot Gashi, pohon në emisionin “Why?Not” në RTV Ora se falë punës në televizion ka shëtitur botën, pa qenë nevoja të jetë milioner.

Labinot Gashi: Kam pasur fatin të shëtis botën,pa qenë milioner, falë punës në televizion. Kam shëtitur botën nga një cep në një cep tjetër. Kam pasur rastin që jam nisur për Brazil, për Tajlandë , apo Kinë. Dhe unë kam thënë si të nisëm kur nuk kisha as 1 euro në xhep.

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, teksa komenton për Big Brother Vip, flet për marrëdhënien e tij me njërën prej banoreve të shtëpisë, aktoren, Arjola Demiri. Ai thotë se Arjolën e ka mikeshë dhe se pavarësisht nëse fiton ose jo lojën, ajo ka fituar zemrën e publikut.

Labinot Gashi: Arjola ka një dashuri të madhe ekstreme nga shqiptarët e Kosovës. E kam mikeshë shumë të mirë, e kam shumë për zemër. Nuk më lidh veç bota e televizionit bashkë. Kemi ndenjur edhe jashtë xhirimeve bashkë, për shkak se Arjolën dhe Adrian Matoshin i kam loçkat e zemrës. I uroj një jetë shumë të mirë. E fiton, a jo “BBV” Arjola ka fituar publikun.