Moderatori shqiptar merr vendimin drastik: Do të mbyll emisionin sepse…
Moderatori Alaudin Hamiti ka bere nje deklarate te forte persa i perket emisionit te tij “NIN”, nje emision i cili ka patur nje vemendje te madhe nga njerezit.
I ftuar ne “Kafe Shqeto” Alaudini ka treguar se ka marre nje vendim te rendesishem.
“’Ndrimi i natës’ është në sezonin e gjashtë dhe gjatë gjithë kësaj kohe intervistat me njerëzit më ‘IN’ të momentit nuk kanë munguar asnjëherë, por fatkeqësisht ky do të jetë dhe sezoni i fundit dhe me kaq unë do ta përmbyll, kanë mbetur dhe 3-4 javë deri në fund të sezonit të 6-të, po e konfirmoj edhe tek ju sot unë do të përmbyllet ‘Ndrimi i Natës’.
Nuk dua të kem më kompromise të tilla, jam ezauruar për sa i përket intervistave dhe dua ti iki këtij formati sepse ne jemi një vend i vogël dhe çfarë do që bëjmë i bie të përsëritet dhe nuk e di fare çfarë do bëj por nuk do të bëj kompromise të tilla”.