Moderatori shqiptar baba për herë të parë

Ditën e sotme moderatori i njohur Labinot Gashi u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Qëndresa solli në jetë mesditën e sotme vajzën e tyre. Pas lindjes së saj, Labinoti publikoi një fotografi shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. I emocionuar moderatori ka treguar se e ka menduar gjatë këtë ditë të rëndësishme, por nuk e imagjinonte se takimi i parë do të ishte aq i bukur, shkruan Who.

“Çfarë emocionesh e gëzime të papërshkrueshme kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk më shkoi mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe mora dashurinë më të madhe të kësaj bote. Engjëll, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi po pres të kalojmë jetën bashkë. Faleminderit Zot”, ka shkruar moderatori. Kujtojmë se rreth një vit më parë, Labinoti dhe Qëndresa kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.