Moderatori rrezikon jetën për shikueshmërinë e emisionit

Një moderator i një emisioni ekstrem për jetën e egër vuajti dhimbje të tmerrshme, kriza dridhej në duar, enjtje dhe marrje mendësh, kur u pickua nga grerza më e madhe në botë.

Nathaniel ‘Coyote’ Peterson, 38 vjeç, u shtri në tokë në agoni kur e detyroi grerzën gjigante japoneze ta pickonte në krahun e tij si një sfidë për emisionin e tij.

Insekti, i cili është 3 herë më i madh se një bletë, ka nxitur panik pasi mbërriti në SHBA në nëntorin e kaluar.

E quajtur ‘vrasësja’, ajo ka një helm aq të fuqishëm sa mund të vrasë rreth 50 vetë në një vit dhe mund të vrasë një mi në pak sekonda.