
Moderatori i njohur i habit të gjithë, del me gruan dhe ish-të dashurën
Moderatori i njohur Simmon Cowell i ka habitur të gjithë në shëtitjen e tij të fundit, ku është fotografuar me bashkëshorten dhe ish-të dashurën e tij, citohet nga Express. Duket se asnjëri nuk mban mëri dhe kalojnë kohë të mirë së bashku. Bashkëshortja e Cowell, e fotografuar nga paparacët duket se është ulur pranë ish-të dashurës së tij, teksa bisedojnë e qeshin të tre. Pranë tyre janë dhe fëmijët e Simon, duke kaluar kështu momente të bukura me të tre.
