Moderatori lë Top Channel në nisje të sezonit televiziv!

Është fillimi i sezonit, dhe sot emisionit të Top Channel, “Shqipëria Live” i mungoi sot njëri prej moderatorëve të tij. Flori Gjini duket ka vendosur të lërë këtë ekran. “Kryefjala.com” ka mësuar se “moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top Medias, me të cilët duket se nuk ka rënë dakord.”

Dyshimet se Flori e ka lënë ekranin e Top Channel janë shtuar edhe pas postimit të tij të fundit në Instagram: “Ditë të egra, por i qetë. E vërteta nuk negociohet”,– ka shkruar ai në postimin e fundit.

Të njëjtat burime pohojnë se “Gjini ka munguar edhe në festën private të Top Channel, që zhvillohet çdo vit me moderatorët e medias.”

Flori u shfaq për herë të parë në ekran disa vite më parë në programin “Pushime On Top.” Karriera e tij në Top Channel vijoi më pas me programin “E diell” dhe pasoi me spektaklin prime time “The voice kids”, ndërsa prej tre vitesh kishte qenë në moderimin e “Shqipëria Live”. Ai vetë nuk ka reaguar ende publikisht në lidhje me lajmet e largimit.