Moderatori komenton Pirro Çakon: “I divorcuar, dhe ka 10 vjet që pi kafe me goca të reja”

Mbrëmjen e së hënës i ftuari i parë i programit “Në kurthin i Piter Pan” ishte kantautori i njohur, Pirro Çako. Babai i një djali tashmë të rritur, Anthony-t u përball me pyetjet ngacmuese të fëmijëve lidhur me ish-bashkëshorten, sopranon Inva Mula, por refuzoi të përgjigjej duke u thënë fëmijëve se këto nuk i dukeshin pyetje nga Piter Pan, por nga xhaxhi Piter Pan. Ndërkohë Alketa Vejsiu, përveç pyetjeve plotësuese që i bëri Çakos, nuk kurseu komplimentet ndaj tij. Një prej tyre i vrau veshin Ermal Mamaqit, i cili postoi në Instagram një foto të Alketës dhe Pirros gjatë programit, poshtë së cilës shkruante: “TV Klan–Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”. Sapo e postoi këtë, nuk e dimë ç’ndodhi që Mamaqi u pendua dhe e fshiu menjëherë postimin, ku përmente dy miqtë e tij Vejsiun dhe Çakon. /Story.al/