Moderatoren e bëjnë për “1 lekë”: Kë ke kapur që je futur në Klan?

Moderatorja Alba Çoba e cila do të jetë e ftuar këtë fundjavë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës është vënë në siklet nga moderatoret teksa është pyetur: “Kë ke kapur që je futur në një televizion kaq të madh?”

Pasi u largua nga “MADTV”, Alba u shpreh se ishte e pakënaqur dhe se në televizionet shqiptare nuk ka paga të mira dhe liri.

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media. Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, – është shprehur ajo më herët.

Në një video të postuar në Instagram e pyetur për këto deklarata, Alba tha se tani që punon në televizionin “Klan”, është e kënaqur.

“Do ti që të dëgjon Zoti ndonjëherë”, u shpreh moderatorja e cila është tashmë ka emisonin e saj në “Tv Klan” që titullohet “Ditë për Ditë” dhe transmetohet çdo ditë në orën 13:45. /Gazeta Liberale