Modelja u gjend me fytin e prerë brenda në valixhe, i dashuri tregon pse e vrau

Dy ditë më parë, Rusia u trondit nga lajmi i vdekjes së modeles 24-vjeçare, Ekaterina K. Ajo u gjend e pajetë në apartamentin e saj në Moskë, e zhveshur, me fytin e prerë dhe e qëlluar disa herë me thikë.

Ekaterina-2

Sipas njoftimeve paraprake të policisë, vrasja kishte ndodhur për shkaqe xhelozie nga partneri 35-vjeçar i modeles. Ai e ka pranuar krimin përpara policisë dhe ka rrëfyer se e kishte bërë pasi Ekaterina kishte fyer aftësitë e tij seksuale, shkruan Panorama Plus.

Ekaterina-3

“Ajo më ofendoi shumë herë. Më tha që nuk isha i mirë në seks. Nuk mund ta duroja!”, u shpreh ai, duke shtuar se e kishte goditur pesë herë me thikë në qafë dhe në gjoks.