Modelja trans konfirmon lidhjen me Mbape

Kylian Mbappe po tregon klasin e tij në Botërorin e Katarit, pasi e udhëhoqi skuadrën drejt finales së Kupës së Botës. Përveç aspektit profesional, sulmuesi i Francës duket se po përjeton ditë të lumtura edhe në aspektin personal.

Modelja trans 32-vjeçare, Ines Rau, ka konfirmuar se është në një lidhje me lojtarin. “Më në fund gjeta një djalë që më pranon ashtu siç jam”, tha modelja për revistën ELLE.